Site icon PORTALB

Një tërmet 6.3 ballë e goditi Pakistanin

Një tërmet i fuqishëm prej 6.3 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur sot pjesë të kryeqytetit të Pakistanit, Islamabad, njoftoi Departamenti Meteorologjik i Pakistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Deri më tani nuk raportohet për viktima njerëzore apo dëme materiale. Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 150 kilometrash.

Duke cituar qytetarët, disa media lokale raportuan se tërmeti është ndjerë fuqishëm.

Pakistani ndodhet në pllakën tektonike euroaziatike, e cila njihet për nivelin e lartë të aktivitetit sizmik.

Në shtator 2019, më shumë se 40 persona humbën jetën dhe më shumë se 300 u plagosën pas një tërmeti të fuqishëm që goditi Mirpur-in në Azad Kashmir.

Në tetor 2005, në tërmetin e fuqishëm në Azad Kashmir dhe provincën Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit humbën jetën më shumë se 80 mijë njerëz.

Exit mobile version