Të paktën 21 persona kanë vdekur nga një sëmundje misterioze në Afganistan

Të paktën 21 persona kanë vdekur nga një sëmundje misterioze në verilindje të Afganistanit, thanë sot zyrtarët lokalë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sëmundja është përhapur në zonën Wakhan të rajonit malor Pamir, ku ekipet mjekësore po punojnë për të përcaktuar natyrën e saktë të sëmundjes.

Gjithsej 21 persona kanë vdekur në dy javët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë e Administratës së Përkohshme të Talebanëve tha se ekipet mjekësore kishin mbërritur në rajon përmes Taxhikistanit fqinj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button