Site icon PORTALB

Ministria paralajmëroi që deri në fund të janarit do të kryhen pagesat për bursa dhe shujta

Analiza ekonomike, ekonomi, para, denarë, maqedoni, varferi, page, rroge, buxhet

Foto: Portalb.mk

Nxënësit dhe studentët e Maqedonisë së Veriut do të mund të marrin bursat e tyre deri në fund të këtij muaji, sikurse edhe shujtat e tyre, paralajmëroi Ministria për Arsim dhe Shkencë, transmeton Portalb.mk.

”Pagesat për bursat e nxënësve , bursat​ e studentëve brenda dhe jashtë vendit dhe racionet e subvencionuara të studentëve do të realizohen​brenda javës së ardhshme”, raportoi Ministria.

Ministria sqaroi që pagesat do të bëhen në bazë të Programeve që do të miratohen në seancën e ardhshme të Qeverisë, përmes së cilës do të shlyhen gjitha detyrimet e papaguara për nxënës dhe student.

Exit mobile version