Site icon PORTALB

Studimet për familjen sipas jernekut të VMRO-së

Studimet për familjen sipas jernekut të VMRO-së

Studimet për familjen sipas jernekut të VMRO-së

Joprofesional, regresiv, dhe i pabazuar. Këto janë vlerësimet dhe komentet e një numri të madh të ekspertëve por edhe nga opinioni publik të cilët nuk pajtohen me programet e reja për studime të familjes ku divorci do të studiohen si devijim social.

Si pika veçanërisht të diskutueshme janë disa artikuj, dhe karakteristikë e tyre është që në përmbajtjen e tyre paraqitet divorci si problem socio-patologjik, ku hyjnë edhe vrasja, vetëvrasja, korrupsioni etj.

Profesori Ilija Acevski thotë se nuk ka ndonjë shtet të zhvilluar ën botë që divorci mësohet në këtë mënyrë.

“Maqedonia është një vend me shkallë më të ulët të divorceve, por gjërat asnjëherë nuk janë ashtu siç shihen me herën e parë. Martesa është bashkësi, martesa është bashkësi e cila varet nga dashuria e partnerit, por në disa raste edhe nga situata ekonomike  e familjes.

Për këtë problem reagojnë edhe shumë punëtorë social sipas të cilëve divorcin do ta ndjejnë më shumë kategoritë më të rrezikuara.

Në këtë mënyrë, thonë ata ju i mësoni që ata të heshtin dhe të durojnë dhe kjo është e palejueshme.

Exit mobile version