Site icon PORTALB

Një shqiptar u zgjedh në krye të Forumit të Arkitektëve të Ballkanit

Ndërtimi i hekurudhës të Korridorit 8, Foto: Qeveria e RMV-së

Presidenti më i ri i Forumit të Arkitektëve të Ballkanit është një shqiptar, raporton EN. Arkitekti Indrit Hamiti është tashmë bashkëpresident i organizatës, që përfaqëson arkitektët e Ballkanit.

Ai u zgjodh nga votat e asamblesë, të krijuar nga përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit, në zgjedhjet e mbajtura në dhjetor.

Kjo është organizata e vetme rajonale e këtij rangu, nën patronazhin e Unionit Ndërkombëtar të Arkitektëve, e njohur gjithashtu nga UNESCO.

Exit mobile version