Sipas Kasamit, rreziku më i madh është tani se, edhe po të marrë gjyqi vendim të ri në favor të komunës që pala t`i kthejë paratë, duke u bazuar në faktin se bisedohet për person fizik, do të jetë tejet problematike që komuna t`i kthej këto para. Kasami apelon që rasti të hetohet, sepse sipas tij, në këtë rast janë të përfshirë më shumë njerëz, të cilët me qëllim kanë shmangur ankesat në vendimet që janë marrë, me qëllim që shuma e përfituar të jetë sa më e madhe.

Ndryshe, Prokuroria e Ndjekjes së Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hedhur poshtë padinë e komunës së Tetovës për lëndën që ka të bëj me shpronësimin e tokës, proces ky i filluar në vitin 1988. Refuzimi i padisë është bërë me arsyetimin se kjo Prokurori nuk ka kompetenca për të vepruar, pasi dëmi i shkaktuar nuk është ndaj buxhetit të shtetit, por të komunës.