Site icon PORTALB

Lajçak dhe Eskobar ‘zbarkojnë’ në Prishtinë dhe Beograd, BE dha detaje për takimet

Gabriel Escobar dhe Mirosllav Lajçak, foto Profili në Twitter i Lajçakut

Gabriel Escobar dhe Mirosllav Lajçak, foto Profili në Twitter i Lajçakut

Bashkimi Evropian ka konfirmuar vizitën në Prishtinë të emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi,  Miroslav Lajçak. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, përmes një konference për shtyp, raporton EN. Stano theksoi se vizita lidhet me normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe se pas vizitës në Prishtinë Lajçak pritet të shkojë dhe në Serbi.

Emisari i BE-së pritet të shoqërohet në takime edhe nga i dërguar i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Në Prishtinë, ai do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe më pas në Beograd ai do të takojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Kjo për të diskutuar hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë vizitë, emisari ynë do të shoqërohet nga këshilltarët për politikë të jashtme të presidentit të Francës, kancelarit të Gjermanisë, dhe të kryeministrit të Italisë. Po ashtu, në këtë takim do të jetë edhe i dërguar i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, ka thënë Stano.

Exit mobile version