Nesër në Shkup do të ketë kufizime në disa pjesë të komunikacionit

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar që nesër do të ketë kufizime në disa pjesë të Shkupit për shkak aktiviteteve në lidhje me festën fetare “Uji i Bekuar”, transmeton Portalb.mk.

“SPB Shkup do të vendosë regjim të posaçëm të trafikut për disa rrugë në pjesën qendrore të qytetit të Shkupit, si dhe në komunat Gjorçe Petrov dhe Aerodrom”, paralajmëroi Policia për nesër.

Rruga “Filipi i Dytë i Maqedonisë” do të jetë i mbyllur në dy drejtimet prej orës 08:00.

“Në komunën Gjorçe Petrov nga ora 08:00 për trafik do të jenë të mbyllura rruga nga kisha “Shën Pjetri dhe Pavli”, blv “Aradhat Partizane”, deri në rr. “Gjorçe Petrov” si dhe rr. “Gjorçe Petrov” deri në rr. “Vasil Çakallarov”. Poashtu, të mbyllura për trafik do të jenë rrugët nga kisha “Shën Pantelejmoni”, rr. “Kozle”, një pjesë e rr. “Vasil Çakallarov’’ deri në Rrugën e Hekurit në lumin Vardar”, sqarojnë nga Policia, duke theksuar që prej orës 10:00 në Aerodrom do të jetë e mbyllur rruga lokale për në Lisiçë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button