As këtë gjysmëvjetor nuk do të transferohen nxënësit në shkollën e re në Reçicë, premtohet për në shtator

As gjysmëvjetorin që vjen, nxënësit nuk do fillojnë mësimin në shkollën e re fillore në Reçicë të Vogël, “Naim Frashëri”. Aty mësimin e ndjekin vetëm dy paralele, klasa e parë dhe e dytë, ndërsa në proces është rajonizimi i nxënësve, që sipas Sektorit të Arsimit në Komunën e Tetovës thonë se me punë do fillohet nga shtatori i ardhshëm, shkruan Portalb.mk.

Objekti i kësaj shkolle shumë të përfolur u përfundua pak para fillimit të vitit të kaluar shkollor 2021/2022, dhe u hap në mënyrë simbolike vetëm për klasën e parë që filloi atë vit. Ndërsa këtë vit shkollor 2022/2023 filloi edhe klasa e parë e kësaj gjenerate. Domethënë aty tani për tani mësojnë dy paralele (në total tre klasa).

Klasat tjera pritet të transferohen vitin e ardhshëm shkollor 2023/2024. Kjo për shkak se duhet të përfundojë procesi i rajonizimit ku përfshihet organizimi, plotësimi i klasave me nxënës ku bashkë me to pritet të transferohet edhe një pjesë e kuadrit arsimor.

“Punojmë në maksimum në ndryshimin dhe plotësimin e rajonizimin për shkollat fillore për ndarjen e nxënësve në bazë zë rajonit dhe te objekti i ri i shkollës fillore komunale “Naim Frashëri” me punë do të fillohet nga shtatori, domethënë nga fillimi i vitit shkollor 2023/2024 edhe pse momentalisht procesin edukatiovo-arsimor në këtë shkollë e ndjekin dy paralele”, tha Nazmi Dauti, udhëheqës i Sektorit të Arsimit në Komunën e Tetovës.

Edhe nga Ministra e Arsimit dhe Shkencës për Portalb pohuan, thuajse të njëjtën gjë.

Që nga viti 2011 e këndej nuk ka pasur rajonizim të nxënësve në kuadër të Komunës së Tetovës.

Kujtojmë se pak para fillimit të këtij viti shkollor kishte moskoordinim dhe mospërputhje në deklaratat nga MASH dhe Komuna e Tetovës për sa i përket pranim-dorëzimin teknik të shkollës, ishte pikërisht Portalb.mk që nxori në pah këto problematika, e cila më pas u zgjidh.

Kjo shkollë u ndërtua pas 9 viteve premtime parazgjedhore. E njëjta është një nevojë e madhe për të rinjtë e këtij vendi, në këtë vendbanim rreth 1000 nxënës i ndjekin mësimet disa kilometra larg shtëpive të tyre, një pjesë në Reçicën e Madhe dhe pjesa tjetër në shkollën “Naim Frashëri” në Tetovë. Kjo shkollë shpesh është përdorur edhe për marketing politik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button