Site icon PORTALB

Është rritur në 30 numri i civilëve të vdekur nga sulmet raketore ruse në Dnipro

Sulmet në Dnipro

Sulmet në Dnipro, foto: AA

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, njoftoi se është rritur në 30 numri i civilëve që kanë humbur jetën dhe se mbi 30 të tjerë janë të humbur si pasojë e sulmeve raketore që ushtria ruse ndërmori dje në qytetin Dnipro, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në mesazhin ditor me video që Zelenskyy ndau mbrëmë natën duke iu drejtuar popullit, njoftoi se vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit nën rrënoja pasi raketa ruse goditi dje një ndërtesë me 9 kate në qytetin Dnipro.
Zelenskyy konfirmoi se është rritur në 30 numri i civilëve që kanë humbur jetën si pasojë e sulmit dhe se mbi 30 të tjerë janë të humbur.

Exit mobile version