Site icon PORTALB

OKB: Ngadalësimi ekonomik do t’i shtyjë punëtorët në punë më të këqija

Saldim, industri, punetor

Foto nga Portalb.mk / Arbnora Memeti

Ngadalësimi ekonomik global do t’i detyrojë më shumë punëtorë që të pranojnë punë që paguhen më pak më 2023, kanë paralajmëruar të hënën Kombet e Bashkuara, transmeton REL.

Teksa çmimet rriten më shumë sesa të hyrat, kriza e kostos së jetesës është duke shtyrë më shumë njerëz drejt varfërisë, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Punë Ndërkombëtare.

Sipas saj, niveli i papunësisë në botë pritet të rritet.

Si shkaqe për një situatë të tillë është përmendur lufta e Rusisë në Ukrainë, tensionet gjeopolitike dhe rimëkëmbja nga pandemia e koronavirusit.

“Së bashku, ato kanë krijuar kushte për inflacion të lartë dhe rritje të ulët ekonomike – për herë të parë prej vitit 1970”, ka thënë agjencia në raportin e tij vjetor.

Vendet më të prekura, sipas të dhënave, janë ato me të hyra të ulëta dhe të mesme.

Exit mobile version