Megjithëse ende është herët për rezultate përfundimtare, Partia Demokratike e Kosovës në Prishtinë ka filluar festën.
Zyrtarë të kësaj partie janë shprehur të bindur në fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës, duke thënë se rezultatet preliminare të KQZ-së dhe asaj të Demokracisë Për Veprim po tregojnë se fituese e zgjedhjeve parlamentare, është PDK, transmeton Indeksonline.