Osmani – Peach: Partneriteti me Britaninë e Madhe i reflektuar edhe në mbështetjen për kryesimin me OSBE-në​

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me të dërguarin special të kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach. Siç njoftuan nga kjo ministri, Peach uroi për marrjen e kryesimit të OSBE-së, duke shprehur bindjen se Maqedonia e Veriut do të kontribuojë në forcimin e vlerave themelore të organizatës dhe do të kontribuojë në ruajtjen e paqes rajonale, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve anëtare të organizatës, transmeton Portalb.mk.

Ndërkohë, ministri Osmani i afirmoi angazhimet kryesore për prioritetet në të cilat do të fokusohet kryesimi ynë me OSBE-në, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen britanike.

“Maqedonia e Veriut dhe Mbretëria e Bashkuar kanë marrëdhënie shumë të zhvilluara partneriteti, të cilat këtë vit shënojnë 30 vjet nga themelimi i tyre. Në këtë kontekst, Osmani falënderoi për përkushtimin dhe mbështetjen e fuqishme për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të vendit tonë, të cilin Mbretëria e Bashkuar vazhdimisht e demonstron në praktikë. Ai theksoi se tri dekadat e fundit të miqësisë dhe partneritetit janë pasqyruar më së miri me dialog intensiv dhe të rregullt politik dhe bashkëpunim të shkëlqyer tregtar dhe sektorial”, thuhet në njoftim.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe mbi situatën aktuale politike në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe tema të tjera aktuale ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button