Komandanti dhe katër oficerët e burgut që iku i burgosuri Bekim Memeti janë pezulluar nga puna

Komandanti dhe katër oficerët e burgut që mbrëmë i burgosuri Bekim Memeti u arratis, janë suspenduar nga puna, konfirmoi Ministria e Drejtësisë për “360 Gradë”. Ata po merren në pyetje nga prokuroria. I burgosuri Memeti ndodhet në arrati dhe për të MPB-ja ka lëshuar fletarrestim ndërkombëtar, transmeton Portalb.mk.

Një pjesëtar i policisë së burgjeve nga INP “Idrizovë” ka mbetur i plagosur në një incident që ka ndodhur mbrëmë para mesnatës, kur sipas informacioneve të MPB-së, një i burgosur i cili po transportohej me furgon të burgut për ndihmë mjekësore në spital e qëlloi atë.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për sulmin e mëngjesit të sotëm. Nga aty thonë se i burgosuri nga INP “Idrizovë” ka shtënë në drejtim të një polici të burgut, e ka plagosur dhe ka ikur me veturë tjetër para mesnatës së mbrëmshme, derisa ishte duke u dërguar në spital.

Sipas MPB-së, mbrëmë në ora 23:20, katër punonjës të policisë së burgjeve të cilët ndodheshin në një furgon “Ford Transit” kanë kërkuar ndihmë nga policët nga SPB Shkup.

Prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Shkup, në lidhje me arratisjen e të dënuarit nga furgoni i burgut “Idrizovë”, në të cilin ishte plagosur një pjesëtar i policisë së burgut, ka lëshuar urdhër për sigurimin e incizimeve nga video survejimi në INP, listime nga telefonat e zyrtarëve për të përcaktuar nëse ekziston dyshimi për vepër penale të lirimit të paligjshëm të personit të privuar nga liria.

Përndryshe, 36 vjeçari Memeti është i dënuar me gjithsej 21 vjet burgim, nga të cilët 19 për vrasje dhe 2 për prodhim dhe tregtim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Ai e vuan dënimin që nga 28 dhjetori 2020, ndërsa i përfundon më 17 prill 2040.

LEXO: MPB me detaje për arratisjen e të burgosurit në Idrizovë, do të kërkohet me urdhër-arrest qendror

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button