Site icon PORTALB

Sali: Kompania italiane kërkon tetë milionë euro dëmshpërblim për marrëveshjen për Qendrën Klinike

Qendra e re klinike, mos e perdor

Qendra e re klinike, foto projekt nga arkivi

Kompania italiane kërkon dëmshpërblim në vlerë prej rreth tetë milion euro për ndërprerjen e marrëveshjes për ndërtimin e qendrës së re klinike, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali pas nënshkrimit të rregullores për vlerësim funksional të fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta, transmeton Portalb.mk.

“Kemi një dokument i cili është kërkesë prej tetë milionë euro, për të cilin gjithashtu, nuk kemi përgjigje nga kompania e njëjtë e cila fitoi tenderin dhe u anulua. Nuk kemi pasur asnjë përgjgije për kërkesën tonë për mbledhje për thënë kushtimisht dëshmi të borxhit, sa është, për cilën pjesë dhe pse kërkon atë shumë”, tha Sali.

Në maj të vitit 2017 ministri i atëhershëm i Shëndetësisë, Nikola Todorov kumtoi se, qendrën e re klinike në Shkup në vlerë prej 72 milionë euro do ta ndërtojnë dy kompanitë më të mëdha ndërtimore maqedonase “Granit” dhe “Beton”, në bashkëpunim me kompaninë italiane “Inso sisteme”. Më vonë, këtë marrëveshje e shfuqizoi Venko Filipçe.

LEXO: Qendra e re Klinike për tre vjet ka thithur gjysmë milioni euro për njëzet persona me kontratë në vepër

Exit mobile version