Site icon PORTALB

Pendarovski: Në Qeveri ka konsultime politike për 14 pozita ambasadorësh

Stevo Pendarovski

Para dy apo mbase tre muajsh janë bërë konsultime politike brenda Qeverisë për 14 poste ambasadorësh, me sa di unë. Kur do të mbarojnë konsultimet, vjen tek unë ministri i Jashtëm. Ndër këto vende është edhe pozita në Paris, tha sot presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, transmeton Portalb.mk.

Pendarovski theksoi se në mesin e 14 pozitave vakante për ambasadorë, përveç Parisit, kemi edhe shumë vende të rëndësishme si Berlini, Londra, Kina… Është ende lëndë konsultimi në Qeveri, përsëriti kreu i shtetit, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse Viktor Dimovski do të jetë ambasador në Paris pas ngjarjeve në ASN.

Presidenti i Shtetit foli sot në një ngjarje të organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve.

Exit mobile version