Me pasaportën e RMV-së pa viza mund të udhëtohet në 125 vende të botës

Pasaporta e Maqedonisë renditet e 44-ta sipas indeksit “Henley Passport” për vitin 2023 dhe me të mund të pa viza udhëtohet në 125 vende të botës, transmeton Portalb.mk.

Maqedonia e Veriut ka përparuar me një pozicion krahasuar me vitin e kaluar, kur u pozicionua në vendin e 45-të.

Nga vendet e rajonit, më mirë është renditur pasaporta greke, në vendin e tetë dhe mund të përdoret për të udhëtuar në 185 vende, ndërsa pasaporta sllovene është në vendin e 11-të (182 vende). Pas tyre vijnë ajo bullgare dhe kroate në vendi e 18 (174), serbe me 38 (136), malazeze me 45 (124). Pasaporta e Bosnjës dhe Hercegovinës renditet e 49-ta (118 shtete), e Shqipërisë e 51-ta (115) dhe e Kosovës në vendin e 101-të (41).

Në krye të listës së Henley Passport janë pasaportat japoneze, singaporiane, koreano-jugore, spanjolle, gjermane, italiane dhe skandinave. Në fund, nga ana tjetër, janë dokumentet e udhëtimit të Sirisë, Irakut dhe Afganistanit, me të cilat mund të udhëtohet vetëm në rreth njëzet vende të botës pa viza.

Indeksi i pasaportave Henley krahason aksesin pa viza të 199 pasaportave të ndryshme me 227 destinacione udhëtimi.

Indeksi i pasaportave Henley është renditja origjinale, autoritative e të gjitha pasaportave në botë sipas numrit të destinacioneve që zotëruesit e tyre mund të kenë akses pa vizë paraprake. Indeksi bazohet në të dhëna ekskluzive nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) dhe është përmirësuar nga ekipi hulumtues Henley & Partners.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button