Site icon PORTALB

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e miratoi Planin e Veprimit për Strategjinë e barazisë dhe mosdiskriminimit

Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Në kuadër të seancës së 118-të, Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot e miratoi Planin e Veprimit për zbatimin e Strategjisë Nacionale për barazi dhe mosdiskriminim 2022-26, transmeton Portalb.mk.

“Plani i Veprimit i miratuar përmban një kornizë kohore dhe implikime financiare për zbatimin e Strategjisë deri në vitin 2026. Strategjia Nacionale  është dokument strategjik në politikën nacionale për barazi dhe mosdiskriminim, qëllimi kryesor i të cilit është sigurimi  i zgjidhjeve konceptuale në realizimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve pa diskriminim mbi asnjë bazë”, raportoi Qeveria.

Ndonëse të gjithë zyrtarët në Maqedoninë e Veriut deklarohen se janë për barazi gjinore, bazuar në vepra edhe viti 2022 ishte “i burrave” në raport ne gratë të cilave nuk iu është dhënë hisja e merituar, sidomos në postet e larta udhëheqëse. Portalb.mk ju sjell një pasqyrë të problemeve dhe sfidave që shënuan vitin që lëmë pas në këtë fushë.

Ndryshe, në këtë seancë u miratua edhe vendimi që gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2022/23 të fillojë më 23 janar.

Exit mobile version