Site icon PORTALB

Policia arrestoi 11 persona në lidhje me organizmin e lojërave të fatit

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona,

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Në një aksion policor në lidhje me organizmin e lojërave të fatit në mënyrë të kundërligjshëm u arrestuan 11 persona, transmeton Portalb.mk.

“Nëpunës policorë të Policisë Kriminalistike pranë SPB Manastir kanë kryer kontrollim aksional në objekt në rr. “Karaorman”, gjatë të cilit është vërtetuar se në mënyrë kundërligjore organizon lojën e bixhozit”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut, ku janë gjetur bankënota me vlerë të ndryshëm.

Raportohet që gjatë kontrollit në objekt janë gjetur 11 persona, për të cilët planifikohet kallëzim penal.

Exit mobile version