Këshilltari i Departamentit të Shtetit javën e ardhshme do të vizitojë Shkupin

Këshilltari i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Derek Chollet nga 11 deri më 13 janar do të vizitojë Shkupin, Prishtinën dhe Beogradin, transmeton Portalb.mk.

Cholet në Shkup do të jetë më 11 janar dhe në plan është të takohet me zyrtarët qeveritar ku temë diskutimi pritet të jenë sfidat aktuale me të cilat po përballet vendi dhe jo vetëm.

Pas Shkupit, Cholet do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin, ku mes shumë temave në fokus pritet të jenë bisedimet Kosovë- Serbi dhe normalizimi i marrëdhënieve mes tyre.

Departamenti i Shtetit ka njoftuar se qëllimi i kësaj vizite është të theksohet përkushtimi i SHBA-ve për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor.

Kjo vizitë u paralajmërua për dhjetorin e vitit të kaluar, por u anulua për shkak të testimit pozitiv me Covid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button