Site icon PORTALB

19 të vdekur në një fatkeqësi të rëndë rrugore në Kinë

Foto: AA

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë lënduar sot në provincën lindore Jiangxi të Kinës, pasi një kamion i ka shtypur viktimat, njoftoi media shtetërore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Viktimat ishin nga një fshat në afërsi dhe po merrnin pjesë në një funeral anësh rrugës, tha Global Times.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital menjëherë pas tragjedisë në qarkun Nanchang.

Shkaku i aksidentit po hetohet.

Exit mobile version