Zelenski hodhi poshtë propozimin e Putinit për armëpushim Krishtlindjesh në Ukrainë
Volodymyr Zelensky hodhi poshtë thirrjen e Vladimir Putinit për armëpushim 36-orësh të Krishtlindjeve në Ukrainë, i cili duhet të fillojë sot në mesditë. Sipas tij, është një rreng për të ndaluar avancimin e forcave ukrainase në rajonin lindor të Donbasit dhe për të sjellë përforcime, transmeton Portalb.mk.
“Ata tani duan të përdorin Krishtlindjet si një mbulesë për të ndaluar përparimin e trupave tona dhe për të sjellë më shumë pajisje, municione dhe trupa të mobilizuara më afër pozicioneve tona. Lufta mund të përfundojë vetëm me fundin e agresionit rus”, tha Zelenski në fjalim.
Duke pranuar propozimin e Patriarkut rus Kirill, Putin urdhëroi dje ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu të vendosë një armëpushim 36-orësh përgjatë gjithë vijës së frontit në Ukrainë, i cili do të zgjasë deri në mesnatën e nesërme.
Edhe SHBA-ja thirrjen e Putinit e sheh me pak optimizëm.
“Propozimi rus për armëpushim është cinik. Pikëpamja jonë është se rusët kanë nevojë për një pushim të përkohshëm nga luftimet, për t’u rigrupuar dhe për të sulmuar përsëri,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.





