Site icon PORTALB

Vitin e kaluar është rritur transporti i mallrave nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut

Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Në periudhën janar – nëntor të vitit të kaluar eksporti shqiptar në Maqedoninë e Veriut është më i madh për 4,5 miliardë lekë, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, informoi Agjencia Telegrafike Shqiptare, transmeton MIA. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit për Statistikë, INSTAT për tregtinë e jashtme, gjatë periudhës janar-nëntor u eksportuan drejt Maqedonisë së Veriut mallra me vlerë rreth 16 miliardë lekë.

“Gjatë 11-mujorit të vitit që shkoi edhe importet shënuan rritje me 2 miliardë lekë. Referuar të dhënave, importet rezultojnë në shifrat e 14 miliardë lekëve, kundrejt 12 miliardë lekëve që ishin në 11 muajt e 2021-shit”, bën të ditur INSTAT.

Produktet më të eksportuara vazhdojnë të mbeten produktet e freskëta: domate, tranguj, peshk i freskët, pemët e freskëta, prodhime brumi, etj.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bashkëpunojnë ngushtë në kuadër të zbatimit të marrëveshjes CEFTA 2006 dhe që nga viti 2011, tregtia mes dy vendeve është liberalizuar dhe operohet pa tarifa doganore.

Exit mobile version