Site icon PORTALB

Shkupi edhe më tej ndër qytetet më të ndotura në botë, qeveria dhe opozita me akuza se kush çfarë ka bërë për ta “pastruar”

Ajri i ndotur

Foto: Meta.mk

Sot në mëngjes, sipas listës së qyteteve më të ndotura në botë, Shkupi mban vendin e dhjetë me indeks të ndotjes 165. Momentalisht sipas platformës “I-Q Air” në Shkup janë matur 83 mikrogramë për metër kub grimca PM 2.5, ndërsa PM 10 grimcat kanë përqendrim prej 107.5 mikrogramë për metër kub. Përqendrimi i PM 2.5 në Shkup aktualisht është 16.6 herë më i lartë se vlera vjetore e udhëzuesit për cilësinë e ajrit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

Stacionet në Lisicë, Qendër, Karposh, Rektorat dhe Gazi Babë kanë matur nivelin më të lartë të ndotjes.

Sipas matjeve të IQ Air, sot në mëngjes Shkupi nuk është qyteti më i ndotur në Maqedoni. Ndotja më e madhe është në Tetovë, ku indeksi është 178.

Sot në mëngjes, sipas indeksit të lartë të ndotjes, Shkupi është në top dhjetë qytetet botërore, por është i vetmi në Evropë dhe në Ballkan. Pas tij, por në vendin e 17-të dhe të 20-të, janë Sarajeva dhe Prishtina.

Niveli i lartë i ndotjes në kryeqytet është edhe shkak i akuzave të reja partiako-politike.

Përmes një komunikate, LSDM-ja në pushtet akuzon pushtetin lokal se nuk po merret me ndotjen.

“Situata me ajrin e ndotur në qytetin e Shkupit është alarmante, dhe pushteti lokal i VMRO-DPMNE-së, Levicës dhe Arsovskës nuk po bëjnë asgjë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Duke u marrë me tendera, ndikime biznesi dhe komisione, ata harruan atë që u premtuan qytetarëve një vit më parë dhe ulën ndjeshëm fondet për mjedisin në buxhetin e qytetit. Ata gjithashtu shkurtuan subvencionet për blerjen e inverterëve për personat fizikë. Transporti publik nuk funksionon, nuk ka asnjë shenjë nga 100 autobusët elektrikë të shpallur me pompozitet. Nuk ka asnjë nga pesë megaparqet e paralajmëruara. Deponitë e egra po mbijnë vazhdimisht, e të vjetrat nuk pastrohen. Për shkak të paaftësisë së pushtetit lokal të VMRO-DPMNE-së, Levicës dhe Arsovskës, Shkupi këto ditë është ndër qytetet më të ndotura në botë dhe shkupjanët thithin ajër që është i dëmshëm për shëndetin e tyre”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

VMRO-DPMNE opozitare dje edhe përmes një komunikate për media ka akuzuar se qeveria ka ardhur në pushtet me premtime për ajër të pastër dhe shtatë vjet më vonë asgjë nuk ka ndryshuar.

“Katër vite sa kishin pushtetin lokal nuk morën asnjë nga konkluzionet që morën deputetët e tyre dhe shtatë vite kur ishin në pushtetin qendror nuk realizuan asnjë projekt apo masë më të madhe me karakter kombëtar për të luftuar kundër ndotjes”, akuzoi VMRO-DPMNE.

Qytetarët të zbatojnë rekomandimet e IShP-së për shkak ndotjes së lartë të ajrit.

Instituti për qytetet me cilësi “ekstremist të keqe” rekomandon:

Instituti thotë se rekomandimet e lartëpërmendura vlejnë për qytetet me indeks të dobët të cilësisë së ajrit:

“Kushdo që përjeton shqetësime të tilla si sytë e skuqur ose djegie, kollë ose dhimbje të fytit duhet të marrë parasysh reduktimin e aktivitetit, veçanërisht jashtë. Forconi sistemin imunitar. Hani një dietë të shëndetshme me shumë fruta dhe perime”, thuhet në rekomandimet.

Nga aty theksojnë se ata që nuk ndihen mirë dhe përjetojnë efekte negative të ndotjes së ajrit duhet të vizitojnë mjekun e familjes apo klinikën shëndetësore.

Exit mobile version