Site icon PORTALB

Futbollistët më të ndjekur në “Twitter”

Christiano Ronaldo

Christiano Ronaldo

Ka mbetur edhe më pak se një javë nga fillimi i Kampionatit Botëror të Futbollit 2014, dhe fansat mezi po e presin eventin sportiv.

Fansat kanë mundësinë të komunikojnë me lojtarët, ekipet e tyre të preferuar nëpërmjet rrjeteve sociale, sidomos “Twitter”-it.

Shumë futbollistë kanë miliona ndjekës në “Twitter”, si Cristiano Ronaldo, i cili është futbollisti me rreth 26.5 milionë ndjekës. Edhe pse ka shkruar jo më shumë se 2 mijë cicërima, Ronaldo dominon rrjetin social nga të gjithë futbollistët e tjerë, duke pasur rreth dyfishin e ndjekësve që ka lojtari i dytë më i ndjekur, Neymar Junior, nga Brazili. Ky futbollist ka ‘cicëruar’ më shumë se 40 mijë herë.

 Sulmuesi anglez, Wayne Rooney, qëndron në vend të tretë me 8.8 milionë ndjekës.

Pjesa më e madhe e 10 lojtarëve më të ndjekur janë spanjollë. Spanja mendohet si skuadra favorite për të fituar Kampionatin Botëror këtë vit, dhe do të bëhet kështu ekipi i parë, që pas Brazilit në vitin 1962, që fiton kupën dy herë rresht. (BalkanWeb)

Exit mobile version