Site icon PORTALB

Një raketë shpërtheu disa metra larg gazetarit francez i cili ishte duke raportuar (VIDEO)

Foto: Printscreen

Foto: Printscreen

Gjatë të hënës së 2 janarit janë publikuar pamje kur një raketë ka shpërthyer disa metra larg një gazetari francez që ishte duke raportuar në Kramotorsk të Ukrainës.

“Një raketë shpërtheu disa dhjetëra metra larg një gazetari #francez që ndodhej në #Kramatorsk”, shkruan NEXTA, transmeton Dukagjini.

Tutje raportohet se gazetari dhe kameramani nuk kanë pësuar lëndime nga ky shpërthim që ndodhi shumë afër tyre.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia është duke planifikuar një fushatë të zgjatur sulmesh me drone Shahed të prodhuar nga Irani.

“Ne kemi informacione se Rusia po planifikon një sulm të zgjatur me Shaheds. Basti i tij mund të jetë në rraskapitje”, ka thënë Zelensky në fjalimin e tij të natës të hënën e 2 janarit.

Exit mobile version