Profesionet me rrogën më të lartë dhe të ulët në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut gjatë vitit 2022 shënoi rritje të rrogës mesatare, duke theksuar që rritja e rrogës minimale në 18 mijë denarë ishte një nga faktorët që ndikoi në një rritje të tillë, transmeton Portalb.mk.

Në sektorin Programim kompjuterik, konsultim dhe veprimtarinë rreth tij rroga mujore e regjistruar është 83 569 denarë, ndërsa në sektorin Veprimtaritë e tjera profesionale, shkencore dhe teknike është regjistruar rrogë mesatare 59 057 denarë, kurse te Prodhimi i produkteve bazë farmaceutike 52 778 denarë.

Në këtë periudhë, rroga më e ulët është te Veprimtaritë e sigurisë dhe të hetimit ku rroga mujore është 18 469 denarë, te Shërbimet lidhur me mirëmbajtjen e ndërtesave 21 173, ndërsa te Prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkure 21 714 denarë.

Në nëntor të vitit 2022 është regjistruar rritje e rrogës për 13.6 për qind në krahasim me nëntorin e kaluar. Në këtë periudhë është rritja më e madhe ka ndodhur te Prodhimi i koksit dhe produkteve të rafinuara të naftës për 39.6 për qind dhe te Prodhimi i duhanit për 38.6 për qind.

Rritje më e vogël është regjistruar te Riparimi dhe instalimi i makinerive dhe pajisjeve për 6.3 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button