Site icon PORTALB

Mjegulla e vështirëson trafikun ajror në Shkup, vonesa në disa fluturime

Aeroporti Ndërkombëtar Shkupi, foto: Portalb.mk

Aeroporti Ndërkombëtar Shkupi, foto: Portalb.mk

Për shkak të mjegullës në luginën e Shkupit, disa nga fluturimet e mëngjesit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit do të vonohen, sipas të dhënave nga ueb-faqja e aeroportit, raporton MIA.

Përveç Shkupit, mjegull me dukshmëri të zvogëluar ka edhe në Pollog, Pellagoni, Kumanovë, në pjesën qendrore të Vardarit.

LAMM në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve informon se dukshmëria e rrugëve Tetovë – Grupçin, Manastir – Prilep, Shkup – Kumanovë dhe Shkup – Veles është zvogëluar në 20-30 metra

Exit mobile version