Site icon PORTALB

​Suedia mori kryesimin e Presidencës së Bashkimit Evropian

Eurointegrime BE Bashkimi Evropian

Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Duke filluar nga sot, 1 janar, Suedia merr kryesimin e Presidencës së radhës të Bashkimit Evropian e cila ndryshon një herë në gjashtë muaj, raporton EN.

Presidencën e BE-së, të njohur edhe si Presidenca e Këshillit të BE-së, Suedia do ta marrë nga Republika Çeke.

Suedia, e cila do të mbajë Presidencën deri më 1 korrik 2023 ka përcaktuar temat që do të ketë prioritet në këtë periudhë.

Sipas dokumenteve të përgatitura nga Presidenca e radhës së Suedisë, këto tema do të jenë, siguria, konkurrenca, transformimi mjedisor dhe energjisë, vlerat demokratike dhe mbisundimi i ligjit.

Exit mobile version