Site icon PORTALB

Rusia dhe Ukraina shkëmbyen ushtarë të kapur gjatë konfliktit

Ukraina, foto nga Anadolu Agency

Rusia dhe Ukraina thanë të shtunën se kanë liruar më shumë se 200 ushtarë, shkëmbimi i fundit i të burgosurve midis dy palëve në konfliktin 10-mujor, njofton VOA.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se 82 ushtarë rusë ishin liruar nga Ukraina, ndërsa shefi i zyrës së presidentit ukrainas, Andriy Yermak, tha se Rusia kishte dorëzuar 140 ushtarë ukrainas.

Disa nga 132 burrat dhe tetë gra ukrainase që u liruan ishin plagosur ose kishin luftuar për të mbrojtur qytetin port të Mariupolit në Detin e Zi, tha zoti Yermak në një mesazh në faqen e tij në Telegram.

Dy palët kanë shkëmbyer qindra ushtarë në disa raunde shkëmbimesh të burgosurish muajt e fundit, megjithë mungesën e bisedimeve më të gjera diplomatike midis Moskës dhe Kievit.

Exit mobile version