Site icon PORTALB

RMV, mund të rritet ndotja e ajrit në ditët në vijim, rekomandime për festat e fundvitit

Ajri i ndotur

Foto: Meta.mk

Janë ndërprerë së zbatuari rekomandimet dhe masat  për tejkalimin e pragut të alarmimit për shkak të ndotjes së ajrit, njoftoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH), e cila po ashtu ka dhënë rekomandime për qytetarët për ditët në vijim sepse kushtet e motit tregojnë se mund të ketë rritje të përqendrimit të grimcave PM10 përsëri ajër, transmeton Portalb.mk.

“Sipas të dhënave nga Sistemi Shtetëror i Monitorimit të Cilësisë së Ajrit të Ambientit të datës 26.12.2022, përqendrimet mesatare ditore të grimcave PM10 janë nën kufirin e përcaktuar të alarmit prej 150 mg/m3, dhe episodi i dy ditëve radhazi është ndërprerë në Shkup dhe pushojnë së vlefshmi rekomandimet dhe masat për tejkalimin e pragut të alarmit”, thonë nga Ministria.

Ndërsa për ditët në vijim, ata parashikojnë rritje të mundshme të ndotjes së ajrit. Rekomandimet e dhëna nga MMJPH për qytetarët gjatë festave pasuese janë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik rekomandojnë që popullata më e cenueshme (fëmijët, të moshuarit, pacientët me sëmundje kronike të sistemit pulmonar dhe kardiovaskular, me rrezik të veçantë për pacientët me astmë pulmonare) të kufizojnë lëvizjet dhe aktivitetet e tyre në mjedise të hapura në zonat e ndotura të qytetit.

Prej disa ditësh qyteti i Shkupit qëndron në krye të listave për ndotjen e madhe të ajrit, së bashku me disa qytete tjera botërore nga Kirgistani e Pakistani.

Exit mobile version