Apple u padit në gjykatë për paragjykim racor me Apple Watch

Apple është goditur nga një padi e cila pretendon se sensori i matjes së oksigjenit në gjak të kompanisë nuk raporton të dhëna të sakta të përdoruesve me ngjyrë të errët të lëkurës, raporton PCW. Padia e dërguar në New York ditën e Shtunë vë theksin tek dekada kërkime të cilat thonë se teknologjia e oksimetërve nuk është efektive kur tentohet të matet niveli i oksigjenit në gjak të përdoruesve me lëkurë në ngjyrë të errët.

Paditësi Alex Morales tha se kishte blerë një Apple Watch mes 2020 dhe 2021. Ai ishte në dijeni të funksionalitetit të matjes së oksigjenit në gjak, por nuk imagjinonte që do të kishte defekte të tilla kur përdorej nga përdorues me ngjyrë të errët të lëkurës.

Apple thotë se funksioni i oksigjenit në gjak, që ofrohet që prej Apple Watch Series 6, përdor katër grumbuj dritash LED në pjesën e pasme të orës për të kompensuar variacionet natyrale të ngjyrës së lëkurës.

Drita e emetuar reflektohet dhe lexohet nga fotodiodat. Diodat dërgojnë këtë informacion tek aplikacioni Blood Oxygen i cili mat nivelin e oksigjenit SpO2 në gjak bazuar në variacionet e ngjyrës.

Padia është dërguar në emër të përdoruesve të orës në New York. Padi të ngjashme Morales ka dërguar edhe në disa shtete të tjera Amerikane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button