WhatsApp do të ndalojë së funksionuari për miliona telefona

Shërbimi i mesazheve WhatsApp do ndalojë së punuari për miliona telefona. Persona me modele të vjetra  të markave si iPhone dhe Android nuk do të mund të përdorin WhatsApp pas 31 Dhjetorit pa bërë një update, raporton Klan.

Përdoruesve të këtyre telefonave do t’u dërgohet një alarm nga WhatsApp përpara se të pushojë së funksionuari.

“Pajisjet dhe softueri ndryshojnë shpesh, kështu që ne rishikojmë rregullisht se cilat sisteme operative mbështesim dhe bëjmë përditësime”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga kompania Meta.

Për të përditësuar sistemin tuaj operativ në një iPhone, shkoni te  kategoria “të përgjithshme” dhe më pas  zgjidhni “përditësimi i softuerit”. Nëse aparati i juaj celular nuk mund të përditësohet, do t’ju duhet një telefon më i ri për ta bërë këtë.  WhatsApp ka bërë me dije se për të vazhduar me zhvillimet më të fundit në teknologji është e nevojshme marrja e hapave të tillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button