RMV, u miratua koncepti bazë i Ligjit për paga

Koncepti bazë në Ligjin për paga, me propozim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) u miratua në seancën e djeshme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Ministria njoftoi se Ligji i përfshin të gjitha 1346 institucionet e sektorit publik me 132.088 të punësuar të cilët janë të përfshirë me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik.

Sipas ministrisë, me ligjin janë të përfshirë edhe të gjithë personat e emëruar dhe zgjedhur si dhe të punësuarit në të gjitha shoqëritë tregtare në pronësi të plotë shtetërore ose në pronësi të njësive të pushtetit lokal.

Ligji parasheh që në bazë të neneve të ketë më shumë sfera, edhe atë :

  • Pushteti ligjvënës,
  • Pushteti ekzekutiv,
  • Pushteti gjyqësor,
  • Vetëqeverisja lokale,
  • Të zgjedhurit dhe personat e emëruar,
  • Shoqëritë tregtare në pronësi të plotë shtetërore.

“Në korniza të secilës prej këtyre sferave mund që të rregullohen një ose disa nënsisteme. Për shembull, në korniza të pushtetit ekzekutiv do të ketë një nënsistem për organet shtetërore, një nënsistem për arsim, një nënsistem për shëndetësi, një nënsistem për kulturë e kështu me radhë”, thanë nga MSHIA.

Draft Ligji i cili i rregullon rregullat sipas të cilave në të ardhmen do të rregullohen pagat në institucionet publike, u punua nga grupi punues i formuar prej përfaqësuesve të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Sekretariatit të Përgjithshëm, bashkërisht me ekspert nga SIGMA.

Përndryshe, vendi edhe pse po bën përpjekje për reformimin e administratës, qytetarët nuk po i shohin rezultatet konkrete. Administrata publike ende ballafaqohet me partizim, mungesë të profesionalistëve, shërbime joefikase dhe probleme tjera. Riorganizimi është projekti më i madh i cili pritet të përfundojë në vitin 2024.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button