RMV do të bëhet anëtare e Evropës Digjitale, programit të ri të BE-së
Me propozim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Qeveria dje e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për nënshkrimin e Marrëveshjes ndërkombëtare midis Unionit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut, për pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në programin e Unionit-Evropa Digjitale-Digital Europe (DIGITAL), për periudhën 2021-2027.
“Qeveria e autorizoi ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti ta nënshkruajë Marrëveshjen, me çka Republika e Maqedonisë së Veriut nga 01.01.2023 do të jetë vend-anëtarë i programit, ndërsa të gjitha organizatat qytetare, kompanitë dhe institucionet do të mund që të marrin pjesë në projekte të cilat do të realizohen përmes këtij programi”, njoftojnë nga MSHIA.
Evropa Digjitale-Digital Europe (DIGITAL), është program i ri për financim i BE-së i fokusuar në afrimin e teknologjisë digjitale deri te bizneset, qytetarët dhe administratën publike. Me buxhetin e përgjithshëm të planifikuar prej 7,5 miliard euro (në çmimet rrjedhëse), ka për qëllim ta përshpejtoje rimëkëmbjen ekonomike dhe ta pasqyroje transformimin digjital të ekonomisë dhe shoqërisë evropiane, duke sjell përfitime për të gjithë, sidomos për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Edhe pse është e orientuar drejt përforcimit të kapaciteteve digjitale të Unionit, Digital Europe (DIGITAL), jep mundësinë e lidhjes edhe të vendeve kandidate si dhe vendeve nga programet e fqinjësisë së mirë.
“MSHIA e pa mundësinë nga anëtarësimi në Programin për Evropë Digjitale e cila do të siguroje financim strategjik dhe për tu përgjigjur në sfidat e TI, duke e pasur parasysh faktin se programi përkrah projekte në pesë sfera kyçe: superkompjuter, intelegjenca artificiale, siguria kibernetike, aftësitë e avancuara digjitale dhe sigurimi i përdorimit të gjerë të teknologjive digjitale në ekonomi dhe shoqëri, sidomos edhe përmes klubeve inovative digjitale. Teknologjia dhe infrastruktura digjitale kanë rrol kyç në punën dhe jetën tonë”, thonë nga MSHIA.