TOP 5 dezinformatat për luftën në Ukrainë në vitin 2022

Lufta në Ukrainë, përveç që ka prodhuar vuajtje të mëdha, viktima ushtarake dhe civile, qindra miliarda dollarë në infrastrukturë të shkatërruar, ka prodhuar gjithashtu vërshim të rregullt dezinformimi. Një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë mbërritur edhe në Maqedoninë e Veriut për të errësuar faktet dhe për të ndihmuar Kremlinin në luftën për opinionin publik në vend, mbi të gjitha, për të justifikuar agresionin e paprovokuar ndaj fqinjit të saj. Këtu rendisim shembujt më skandaloz të dezinformatave virale të krijuara pikërisht me qëllim të tillë, shkruan Vërtetmatësi.

Shkruan: Simona Atanasova

Në fund të shkurtit 2022, në një botë që ende shëron plagët e pandemisë Covid-19, ndodhi luftë në tokën evropiane për herë të parë pas shumë vitesh. Një vend sovran sulmoi një vend tjetër sovran. Rusia vendosi me ushtrinë dhe armët e saj të kryejë ofensivë kundër Ukrainës, e cila është shtet sovran dhe i pavarur.

Lufta, përveçse në tokën e Ukrainës, po intensifikohet dhe po zhvillohet vazhdimisht edhe në hapësirën e internetit. Që nga 24 shkurt 2022, dezinformatat rreth konfliktit të vazhdueshëm kanë filluar të rriten në të gjithë Evropën (dhe më gjerë). Lufta e Rusisë në Ukrainë ka ofruar terren pjellor për përhapjen e dezinformatave në internet. Raportimi i njëanshëm dhe fabrikimi i lajmeve janë gjithashtu armë të përdorura në këtë luftë, ndërsa propaganda nga të dyja palët është makinë me shpejtësi të lartë.

Në konfliktin aktual, përpjekjet e propagandës ruse konsistojnë gjithashtu në censurë në Rusi për të ruajtur imagjinatën e konfliktit si “operacion special ushtarak” dhe jo si pushtim. Rusia ka krijuar narrativë se ky operacion ushtarak është për të çliruar Ukrainën nga nazistët dhe fashistët.

Në Maqedoni dezinformatat lidhur me këtë luftë zakonisht vijnë nga jashtë dhe përkthehen, e më pas përhapen në rrjetet sociale. Është e dukshme që shumë nga llogaritë e mediave sociale që përhapin dezinformata në lidhje me Covid-19 dhe vaksinat tani po përhapin dezinformata pro-Kremlinit.

Në prag të pushtimit të këtij viti, shpërndahen imazhe dhe video nga viti 2014, kur Ukraina u përlesh për herë të parë me separatistët pro-rusë të mbështetur nga Moska dhe madje edhe nga luftërat jugosllave të viteve 1990, ndërsa më pas u pretendua se ishin nga lufta aktuale, duke shtuar se fotot ose videot tregojnë ushtarët ukrainas duke bërë diçka joetike ose në kundërshtim me rregullat dhe normat ndërkombëtare të konfliktit të armatosur.

Por, derisa lufta përparonte, u krijua përshtypja se pas dezinformatave konkrete kishte një proces mendimi dhe se ato u bënë më bindëse, më goditëse dhe më të synuara. Së fundmi, të paktën pak e vërteta përdoret si karrem, për të fituar besimin e lexuesve dhe më pas gjenerohen një ton gënjeshtrash.

Lexoni për pesë dezinformatat më të mëdha të vitit 2022 në lidhje me luftën e Rusisë në Ukrainë, të cilat ekipi i Vërtetmatësit i hodhi poshtë.

  1. Ukraina është naziste/fashiste dhe e meriton luftën

Një numër i madh postimeve në rrjetet sociale pretendojnë se Ukraina është naziste dhe fashiste, se nazizmi (neo-nazizmi) lavdërohet atje dhe se Zelensky është nazist. E gjithë kjo është bërë për të justifikuar agresionin rus kundër këtij vendi sovran që ka më shumë se 10 muaj.

Zelensky u krahasua në mënyrë manipulative dhe të pabazë me Hitlerin, ndërsa u shpërndanë fotografi në të cilën ai dyshohet se mban këmishë me një svastikë në të. Kontrolluesit e fakteve të AFP zbuluan se fotografia e shpërndarë ishte ndryshuar në mënyrë dixhitale dhe tregonte se Zelensky kishte fotoshopuar.

U shpërnda edhe një fotografi e cila duket të jetë bërë pas një dasme, ku të sapomartuarit duket se po simulojnë një përshëndetje naziste me flamurin ukrainas në sfond. Megjithatë, verifikimi i fakteve zbuloi se fotografia e të ftuarve të dasmës që stimulonin përshëndetje naziste nuk ishte bërë në Ukrainë, por në Rusi.

Narrativa neo-naziste filloi në fund të shkurtit nga presidenti rus, Vladimir Putin, i cili tha se udhëheqja e Ukrainës përmban neo-nazistë. Zelensky, i cili është hebre, i mohoi këto pretendime dhe kujtoi se anëtarët e familjes së tij u vranë nga pushtuesi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

2. Bombardimi i maternitetit në Mariupol është i rremë

Një pjesë e propagandës synon fuqishëm diskreditimin dhe sulmet e forta personale kundër Presidentit të Ukrainës, Zelensky. Kështu që në fillim të luftës u shpërndanë informacione se Zelensky ishte larguar nga Ukraina dhe kishte ikur në Londër. Për të mohuar këtë dezinformatë, vetë Zelensky regjistroi video fjalim nga Kievi dhe tha se ai nuk është tradhtar. Dezinformata se Zelensky nuk është më në Kiev u përhap gjithashtu në tetor.

Presidenti ukrainas u akuzua gjithashtu se kishte darkuar me nazistët nga Azov, por e vërteta është se videoja u regjistrua në vitin 2019 dhe ishte darkë me një njësi ushtarake pranë fshatit Zolote në rajonin e Luhansk tre vjet më parë.

Një postim shumë viral, në disa profile në Facebook në mbarë botën, ishte edhe fotoja me të cilën pretendohej se Zelenski ka marrë pjesë në një gej paradë. Por Zelenski nuk është në foton origjinale. Fotoja që u është servirur përdoruesve të rrjetit social Facebook është me përmbajtje të ndryshuar (altered content), gjegjësisht është fotoshopuar me fytyrën e presidentit ukrainas.

  1. SHBA zhvillon armë biologjike në territorin e Ukrainës

Më 6 mars, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi se kishte marrë prova se Ukraina dhe SHBA kishin bashkëpunuar për të zhvilluar armë biologjike. Në shumë media ruse, ky informacion bëri jehonë me shpejtësinë e dritës dhe u transmetua edhe tek ne. Sipas gjeneralmajorit Igor Konashenkov, patogjenët për sëmundjet vdekjeprurëse, duke përfshirë murtajën, antraksin dhe kolerën, u krijuan në këto laboratorë për t’u përdorur në luftën biologjike dhe se këta laboratorë “u krijuan nga SHBA dhe Departamenti i Mbrojtjes i SHBA“.

Pretendimet u përhapën në mediat sociale se pasi trupat ruse hynë në Ukrainë më 24 shkurt të këtij viti, qeveria ukrainase urdhëroi shkatërrimin e menjëhershëm të patogjenëve të murtajës dhe antraksit në laboratorët e financuar nga SHBA.

E vërteta është se nuk ka biolaboratorë në pronësi të SHBA-së në territorin e Ukrainës, dhe kjo është zbuluar disa herë nga shërbimet botërore të kontrollit të fakteve.

Postimet keqinterpretojnë Marrëveshjen SHBA-Ukrainë të vitit 2005, e cila synon të parandalojë kërcënimet biologjike dhe jo t’i krijojë ato. Sipas Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, agjencia kryesore e sigurisë në vend, laboratorët për të cilët flitet në mediat sociale janë në pronësi dhe financuar nga qeveria ukrainase.

  1. Masakra e civilëve në Buça është inskenuar

Disa postime shumë virale në Facebook pretenduan në mënyrë të rreme se të vdekurit në qytetin ukrainas të Buça ishin inskenuar. Këto pretendime bazoheshin në manipulimin e provave, veçanërisht të provave vizuale të kësaj masakre.

Pasi trupat ruse u tërhoqën nga qyteti, në opinion u shfaqën imazhe që tregonin shkatërrim të gjerë dhe kufoma me rroba civile të shpërndara nëpër rrugë, me duar të lidhura pas shpine. Këto pamje janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe janë publikuar nga mediat ndërkombëtare që kanë vizituar qytetin.

Por përveç skenave të raportuara nga mediat pas tërheqjes ruse, imazhet satelitore tregojnë edhe trupat e njerëzve të vrarë ndërsa ushtarët rusë ishin ende në zonë. Imazhet satelitore të marra më 19 mars – pothuajse dy javë para tërheqjes së trupave ruse – tregojnë trupa. Imazhet, të publikuara fillimisht në New York Times dhe të konfirmuara nga BBC, tregojnë trupa në të njëjtat pozicione në rrugë, sikur pas tërheqjes së trupave ruse. Pra, pretendimet se masakra e civilëve në Buça është inskenuar janë të rreme.

  1. Ukraina është fajtore për varrezat masive në Izium

Në lidhje me vrasjet masive në territorin e Ukrainës, informacioni i pasaktë i mëposhtëm qarkulloi në internet. Një fotografi e një varri masiv të gjetur në Izium u përdor për të manipuluar se data e vdekjes në varre tregonte se vrasjet nuk ishin kryer nga Rusia, por nga vetë Ukraina. Kjo, gjithashtu është një nga shumë dezinformatat.

Gjegjësisht, fotografia nga postimi në Facebook, ku shfaqen varre me emra, mbiemra dhe data të lindjes dhe vdekjes, në fakt i referohet një familjeje prej gjashtë anëtarësh që vdiq më 9 mars si pasojë e bombardimeve të forcave ushtarake ruse. Bëhet fjalë për dy vajza gjashtë dhe tetë vjeç, prindërit dhe gjyshërit e tyre.

Çfarë mund të bëni për të mbrojtur veten nga vërshimi i dezinformatave?

Është me shumë rëndësi që të dini se ku mund të gjeni informacione të besueshme për ngjarjet në Ukrainë dhe si të shmangni mashtrimin nga informacionet e rreme dhe mashtruese që shpërndahen. Kini kujdes atë që lexoni dhe kontrolloni përpara se të shpërndani. Shmangni pëlqimin dhe ndarjen e pamjeve vizuale që nuk janë verifikuar nga burime të besuara, të bazuara në standarde. Ndiqni gazetarët profesionistë në terren, organizatat me reputacion të lajmeve dhe kontrolluesit e fakteve që zbulojnë gënjeshtrat në kohë reale.

Disklejmer i ri, baner, NED

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button