Site icon PORTALB

Von der Leyen: Të kujtojmë këtë vit të rëndësishëm që zbuloi shpirtin dhe forcën e Evropës

Ursula von der Leyen, foto: Portalb.mk

Ursula von der Leyen, foto: Portalb.mk

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen ka publikuar një mesazh për Krishtlindje në Twitter, në të cilin ftoi të gjithë të kujtojnë këtë vit të rëndësishëm, i cili, siç tha ajo, zbuloi shpirtin dhe forcën e Evropës, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Derisa festojmë Krishtlindjet, le të kujtojmë këtë vit të rëndësishëm. Viti kur tejkaluam vështirësitë, krizën e paprecedentë të energjisë dhe treguam solidaritet me ukrainasit që po mbrojnë vendin e tyre. Viti që zbuloi shpirtin dhe forcën e Evropës”, ka shkruar Von der Leyen duke uruar Krishtlindjet.

Besimtarët e krishterë sot kremtojnë festën e Krishtlindjeve.

Exit mobile version