Tetovë, kërkesa për rrugë pa gropa, e largët sa rruga për në Mars

Një xhiro me veturë nëpër qytetin e Tetovës do të mjaftojnë për tu vërtetuar se vetëm rrugët kryesore deri diku janë pa gropa të mëdha ndërsa ata dytësore janë në gjendje katastrofale. Mos të përmendim dëmin ndaj veturës dhe nervozat plotësuese.

Është për tu habitur fakti se kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi kur prezantoi raportin vjetor tha se vetëm me 7 milion denarë janë sanuar 80% të gropave në këtë qytet, kjo gjë ceket edhe në raportin vjetor të Komunës. Këto para për çdo vit i ndan Agjenci për rrugë shtetërore.

Ndërkaq, për sanimin e këtyre 20% të mbetur Komuna tha se janë ndarë 9 milion denarë dhe atë 7 milion nga Agjencia për rrugë dhe 2 milion nga buxheti komunal.
Sanimi i disa rrugëve ka filluar, polica të enjten bllokoi rrugën që të çon te qendra sportive, dhe atë më orët kur ka më shumë vetura në komunikacion, më mesditë, në ‘ditë pazari’ për Tetovën. Në po të njëjtën ditë u mbajt kongresi i BDI-së dhe u krijua një kaos i vërtetë në qytet.

Nëse me 7 milion denarë sanohen 80% të gropave, a do të thotë kjo se brenda vitit 2014 duhet të presim mrekulli sepse janë ndarë 9 milion denarë ndërsa mbetet ajo ‘pjesa e vogël e 20 përqindshit?

Megjithatë jo. Udhëheqësi i sektorit për rrugë dhe komunikacion në Komunë, Hisen Demiri thotë për Portalb thotë se edhe këto mjete nuk janë të mjaftueshme për të zgjedhur problemin me rrugët e qytetit.

“Mjetet që i ndan Agjencia për rrugë shtetërore janë minimale në krahasim me atë se sa rrugë ka qyteti Tetovës dhe sa vetura janë të regjistruara. Ende më keq është që këto mjete nuk rriten por pakësohen përderisa numri i veturave në Tetovë shënon rritje” thotë ai.

Komuna e Tetovës ka 30 mijë vetura të regjistruara, nga to 1700 janë mjete të rënda. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button