Site icon PORTALB

RMV, paratë për shujtat studentore tashmë janë te studentët

Analiza ekonomike, ekonomi, para, denarë, maqedoni, varferi, page, rroge, buxhet

Ministria për Arsim dhe Shkencë njoftoi që sot janë ekzekutuar pagesat për studentët që janë përfitues të shujtës studentore, transmeton Portalb.mk.

“Studentët të cilët aplikuan në thirrjen e MASH për realizimin e së drejtës për racion të subvencionuar të studentëve dhe i plotësuan kushtet, me këtë bazë sot në llogaritë e tyre të transaksionit morën mjetet në shumë prej 6.480 denarë. Bëhet fjalë për thuajse 29 mijë studentë, ndërsa mjetet i referohen gjysmës së muajit shtator dhe për muajin tetor dhe nëntor”, sqaroi Ministria, duke theksuar që kishin aplikuar 31 studentë.

Studentët të cilët kanë aplikuar por nuk janë përfitues të kësaj ndihme, mund të reagojnë në adresën elektronike subvencioniran.obrok@mon.gov.mk.

Exit mobile version