Site icon PORTALB

Rritje e rrogës për 13 % brenda vitit në Maqedoninë e Veriut, ky është sektori me rrogën më të madhe

Analiza ekonomike, ekonomi, para, denarë, maqedoni, varferi, page, rroge, buxhet

Foto: Portalb.mk

Në Maqedoninë e Veriut rroga mesatare neto gjatë muajit tetor është 33 104 denarë, duke shënuar rritje për 13.3 për qind në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Arte, argëtim dhe rekreacion (19.6%), Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (19.3%) dhe Industria përpunuese (17.6%)”, sqaroi Enti Shtetëror i Statistikave, duke sqaruar që rroga mesatare bruto në vend është 49 585 denarë.

Raportohet që në pozitën Programimi kompjuterik, konsultimi dhe veprimtaritë e tjera rreth tij, rroga mujore neto është 83 569 denarë, njëkohësisht sektori me rrogat më të larta.

Exit mobile version