Këto janë teatrot më të vizituara në Maqedoni

Teatri i Tetovës dhe Ansambli profesional i Gjorçe Petrovit janë të vetmet objekte në të cilat në çdo shfaqje kishte mesatarisht 200 e më shumë shikues. Në shifra absolute, gjatë sezonit teatror 2021-2022 janë vënë 139 shfaqje në 18 teatro profesionale të Maqedonisë. Gjithsej 787 artistë (aktorë) profesionistë performuan 965 shfaqje, ku duartrokitën mbi 157.000 spektatorë. Sipas të gjitha parametrave, teatrot e Maqedonisë në sezonin 2021-2022 performuan tre herë më mirë se sezoni paraprak teatror 2020-2021, transmeton Portalb.mk.

A është Maqedonia një vend teatror? Për këtë pyetje do të merrni përgjigje të ndryshme që varen nga perceptimi, vendndodhja, edukimi dhe statusi në shoqëri.

Dhe ja çfarë tregojnë faktet nga institucioni më relevant shtetëror, aktiviteti kryesor i të cilit është regjistrimi vigjilent, i vazhdueshëm dhe i saktë i zhvillimeve shoqërore në prizmin e numrave. Enti Shtetëror i Statistikave mblodhi dhe përpunoi të dhëna zyrtare që tregojnë se në sezonin teatror 2021-2022, gjithsej 157.393 persona ishin audiencë teatrore për 965 shfaqje.

Këto shifra janë mbresëlënëse në krahasim me sezonin e kaluar teatror, ​​i cili ishte ndoshta më i dobëti për shkak të krizës së koronës dhe kufizimeve të shumta për shkak të të cilave teatrot tona ishin jashtë funksionit për një kohë të gjatë.

Në sezonin 2020-2021 realizuan 308 shfaqje të ndjekura nga 31.165 spektatorë.

Cilat janë teatrot profesioniste me shfaqje më të vizituara?

I vetmi teatër profesionist i Maqedonisë që kishte frekuentim mesatar prej më shumë se 200 spektatorësh ishte Teatri i Tetovës. Mesatarisht, 204 njerëz i ndoqën shfaqjet e tij. Teatri i dytë që ishte në kufirin e mesatarisht 200 vizitorëve për shfaqje është ansambli profesional i Gjorçe Petrovit.

Më pas vijon Teatri i Prilepit me frekuentim mesatar prej 193 veta për shfaqje para katër teatrove në Qendrën e Shkupit ku frekuentimi mesatar për shfaqje është 177 persona. Pranë është edhe Teatri i Kumanovës me 171 vizitorë për shfaqje, pasuar nga Teatri i Velesi me mesatarisht 125 persona për shfaqje. Mesatarja e dy teatrove të Manastirit është krah për krah me atë të Velesit. Teatri i Karposhit, i cili mban rekordin për numrin e shfaqjeve (114) dhe numrin e veprave të realizuara (13), kishte frekuentim mesatar për shfaqje prej 111 spektatorësh. Më pas vjen teatri i Strumicës me 109 spektatorë.

Teatrot në Shtip (82), Çair (79), Gostivar (62) këtë sezon kanë pasur mesatarisht më pak se 100 shikues, ndërsa më pak i vizituar ka qenë Teatri i Ohrit me 50 shikues për shfaqje.

Më shumë detaje mund të gjeni në këtë link.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave (Buxheti për vitin 2022), nga Ministria e Kulturës janë transferuar 4.5 milionë euro për pagat e punonjësve në veprimtarinëe dramës dhe 1.7 milionë euro të tjera për kontribute. Sipas të dhënave të EShS-së, 18 teatro profesionale punësojnë 1.357 persona, nga të cilët 787 janë artistë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button