Site icon PORTALB

Putin pranoi se situata në Ukrainë është shumë e vështirë dhe urdhëroi forcimin e kufijve rusë

Vladimir Putin, foto nga Fb i tij

Vladimir Putin, foto nga Fb i tij

Vladimir Putin pranoi se situata në katër rajonet ukrainase që Rusia aneksoi kohët e fundit ishte jashtëzakonisht e vështirë dhe urdhëroi shërbimet e sigurisë të rrisin mbikëqyrjen për të siguruar kufijtë e Rusisë, transmeton Portalb.mk.

Ai këto komente i bëri me rastin e Ditës së shërbimeve të sigurisë, duke urdhëruar Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB) të rrisë mbikëqyrjen në shoqërinë ruse dhe në kufijtë e vendit për të luftuar shfaqjen e kërcënimeve të reja të huaja dhe të brendshme, tradhtarëve.

Në një pranim të rrallë se pushtimi i Ukrainës nuk po shkon sipas planit, Putin paralajmëroi se situata në rajonet e sapo aneksuara ukrainase ishte e tmerrshme dhe urdhëroi FSB-në të garantonte sigurinë e njerëzve që jetonin atje.

“Situata në Republikat Popullore të Donetsk dhe Lugansk dhe në rajonet e Kherson dhe Zaporozhye është jashtëzakonisht e vështirë,” tha Putin.

Ai vizitoi Bjellorusinë dje për herë të parë që nga viti 2019, por në konferencën për shtyp pas takimit me Aleksandër Lukashenkon, mezi përmendi Ukrainën. Kyiv ka frikë se kjo vizitë kishte për qëllim tërheqjen e Bjellorusisë më tej në luftën në Ukrainë, ndaj ka njoftuar se do të përforcojë kufirin me Bjellorusinë me trupa dhe municione.

“Ne po forcojmë linjat tona mbrojtëse përgjatë gjithë kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë”, tha zëvendësministri i Brendshëm Yevhen Yenin.

Exit mobile version