Site icon PORTALB

Dy ditët e ardhshme do të ketë kufizime në komunikacionin e Shkupit

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona, karantinë, karantina

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar që në dy ditët e ardhshme do të ketë kufizime në komunikacionin e Shkupit, kryesisht në qendër të qytetit, transmeton Portalb.mk.

“Më 20 dhe 21 dhjetor (e martë dhe mërkurë) në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vizitë do të jetë delegacioni i udhëhequr nga Kryetari i Kuvendit të madh nacional në Republikën e Turqisë”, raportoi Policia.

Policia kërkoi që nesër të respektohen kufizimet dhe urdhrat e punonjësve të policisë.

Exit mobile version