Site icon PORTALB

RMV, padi për kompaninë që keqpërdori lejen për përdorimin e lëndëve narkotike për qëllime mjekësore

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona, Shkup

MPB, ilustrim, Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një kompanie dhe një personi në lidhje me keqpërdorimin e lejes për shfrytëzimin e kanabisit për nevoja mjekësore, transmeton Portalb.mk.

“SPB Manastir deri te PTHP Manastir ka paraqitur kallëzim penal ndaj 37 vjeçarit D.A. nga Manastiri dhe subjektit juridik nga Manastiri, për shkak ekzistimi të dyshimeve për kryerjen e veprës penale”, transmeton Portalb.mk.

Ai dyshohet se në rolin e udhëheqësit të kompanisë që posedon leje për shfrytëzimin e kanabisit për qëllime mjekësorë, ka keqpërdorur hapësirat dhe pajisjet duke përdorur kanabis në kundërshtim me lejen e dhënë. Gjithashtu ai nuk ka dorëzuar njoftim në Ministri në lidhje me sasinë e blerë dhe të përpunuar të lëndëve narkotike.

Exit mobile version