Site icon PORTALB

U shtua edhe një barrikadë e re në veri të Kosovës

Veriu i Kosovës, Mitrovica, bllokada, Kosova, serbët e Kosovës

Bllokadat në Veri të Kosovës, Foto: Portalb.mk

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se edhe një barrikadë e re është shtuar në lagjen Berxhane në rrugën që shpie për në Zveçan. Policia bën të ditur se kjo barrikadë vazhdon të pengojë lirinë e lëvizjes së lirë, njofton Klankosova.tv.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se institucionet e Republikë së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për të larguar barrikadat në veri, dhe se në koordinim me partnerët ndërkombëtarë janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat.

Teksa Sindikata e Policisë së Kosovës ka kërkuar intervenim urgjent nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare për policët që kanë mbetur të bllokuar në Jarinjë dhe Leposaviq.

“Në këtë rast është tejkaluar gjithçka nga normalja sepse kemi të bëjmë me rrezikun e jetës nga sëmundje të ndryshme të zyrtarëve policorë dhe qytetarëve që banojnë në atë pjesë, tani më kemi të bëjmë me krizë humanitare, prandaj duhet të intervenohet urgjentisht”, thuhet në njoftimin e sindikates.

Exit mobile version