Në kalimin kufitar Dellçevë, Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 53 vjeçarin i cili ka tentuar të shfrytëzojë pasaportën e falsifikuar për të kaluar kufirin, transmeton Portalb.mk.
“Policia e arrestoi 53 vjeçarin L.M. nga Republika e Shqipërisë, pasi gjatë kontrollit të pasaportës u konstatua se dokumenti i udhëtimit ishte e falsifikuar”, njoftoi Policia.
Raportohet që gjatë kontrolleve policore, në veturë është gjetur edhe letërnjoftim italian i falsifikuar, leje italiane për vozitje, dhe letërnjoftimin italian origjinal.
Policia sqaroi që pas bisedës informative, 53 vjeçarin e ka pranuar se dokumentet janë të falsifikuara dhe janë blerë nga një shtetas i Shqipërisë.