Titull bombastik por përmbajte e mangët dhe senzacionaliste

Ndodh shpesh që media të ndryshme “online” të shfrytëzojnë rastin në situata të ndryshme për të provokuar me tituj tendencioz me qëllim që të tërheqin sa më shumë lexues ose thënë më mirë “klikues”. Së fundi, lufta në Ukrainë është përdorur e stër-përdorur nga “clickbait” media, një shembull konkret i këtij fenomeni është dhe përmbajtja që recensojmë, shkruan Portalb.mk.

Çfarë po ndodh në Rusi? Putin përgatitet për më të keqen, Moska mbushet me... është titulli i përmbajtjes që recensojmë. Një titull i tillë, i cili duket se më shumë përcjell dramë se sa informacion lexuesit i ngjall shumë pikëpyetje dhe ndikon që të ndalet dhe ta klikojë “lajmin”. Megjithatë, në rastet kur kemi tituj bombastik shpesh ndodh që lexuesi të zhgënjehet nga përmbajta. Zakonisht, të tilla “lajme” kanë përmbajtje të cunguar, nuk ofrojnë informacion të plotë dhe nuk respektojnë asnjë kriter gazetareskë.

Në fakt, mediat të cilët funksionojnë me të tilla përmbajtje kanë për qëllim që vetëm të tërheqin sa më shumë klikime, në mënyrë që të rritet interaksioni i faqes dhe të gjenerohen sa më shumë të ardhura nga reklamat që shfaqen në uebsite. Në të shumtën e rasteve “lajmet” karrem të clickbait mediave shoqërohen edhe me fotografi dramatike por që nuk kanë të bëjnë aspak me përmbajtjen që përcjellin te lexuesi.

Të gjitha këto elemente na shfaqen po sa klikojmë mbi linkun e përmbajtjes që recensojmë. Në më pak se 10 rreshta na përshkruhet një ngjarje pas një titulli aq bombastik. Përmbajtja ka shumë mangësi profesionale gazetareske edhe pse në bazë ka informacion të vërtetë. Informacioni që ky medium e përcjell përmes titullit aq dramatik është marrë nga mediat anglisht folëse.

Për çfarë situate konkretisht bëhet fjalë?

Më 8 dhjetor të këtij viti tabloidi anglez Mirror ka publikuar një përmbajtje me titullin: Në Moskë përgatiten vendstrehime bombash pasi rusët kanë frikë nga ‘boshllëqet e mëdha’ në mbrojtjen ajrore! Tabloidi anglez thirret në një ekspert ushtarak rus i cili ka bërë një deklarim të rrallë dhe ka thënë se Ukraina ka zbuluar mangësi në mbrojtjen ajrore ruse të cilat mund ta lënë qytetin të papërgatitur për çdo sulm. Pretendohet se në Moskë është rritur frika nga një sulm i mundshëm prandaj dhe kanë filluar ndërtimet e strehimoreve nga bombat.

Cellars and underground car parks in Moscow are being equipped amid fears of Ukrainian attacks
Bodrumet dhe parkingjet nëntokësore në Moskë pajisjen me ujë dhe ushqime nga frika se mundet të sulmohen nga Ukraina ( Image: Glavmedia/east2west news)
The shelters in Moscow are said to be being prepared for any Ukrainian counter attack
Pretendohet se në Moskë përgatiten strehimore nga bombat, nga frika e sulmeve ukrainase / ( Image: Glavmedia/east2west news)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“Kërcënimi ka shkaktuar alarm të thellë në mesin e mbështetësve të luftës së Kremlinit. Të paktën 60 strehimore për bomba janë pajisur në Moskë, thonë raportet. Ukraina ka bombarduar tre fusha ajrore ruse këtë javë, dy prej të cilave janë thellë brenda vendit. Besohet se Kievi ka përvetësuar një dron zbulues të epokës sovjetike me fluturim të lartë për të goditur thellë në territorin e armikut. Komentatori ushtarak, kolonel Yuri Knutov, tha në televizionin shtetëror rus, se: “Në sistemin tonë të mbrojtjes ajrore janë krijuar boshllëqe. Satelitët amerikanë mund t’i shohin mirë këto boshllëqe, nuk dyshoj se…. Pas kësaj ata i dhanë inteligjencën forcave ukrainase. Ata krijuan një rrugë për atë Strizh, duke anashkaluar sistemet tona të mbrojtjes ajrore.” Koloneli rus Yuri Knutov paralajmëroi se: “Ka një shans që ata madje të përpiqen të nisin gjërat drejt Moskës ….”

Komandantët janë thirrur të ndërrojnë urgjentisht burimet e mbrojtjes ajrore nga Siberia perëndimore për të mbrojtur urgjentisht Moskën, e cila ka një popullsi prej 12 milionë banorësh. Prezantuesja televizive Olga Skabeyeva – e njohur si ‘Kukulla e Hekurt’ e Putinit – kërkoi që komandantët e Putinit të mësonin “shpejt” mësimet nga gabimet e tyre në lënien e Moskës të pambrojtur.

Një tjetër ekspert ushtarak rus, Yury Baranchik tha se sulmi i kësaj jave në një bazë ajrore bombarduesi bërthamor rus në Engels, rajoni i Saratovit, tregoi shtrirjen që tani posedon Ukraina. Ai bëri thirrje që armët bërthamore të përdoren për të goditur Ukrainën”, ka shkruar mes tjerash tablodi anglez “Mirror”.

Colonel Yuri Knutov, military expert, during the '60 minutes show' on state TV yesterday
Koloneli rus Yuri Knutov, gjatë emisionit ’60 minutes show’ në televizionin shtetëror rus ( Image: Rossiya-1/east2west news)

Mirror ka siguruar disa fotografi ku tregohen përgatitjen ruse në sigurimin e strehimoreve në Moskë. Një fotografi tregon se si janë vendosur stola në një park nëntokësor në Moskë të caktuar si një strehë për bomba. Në lagjen Lefortovo janë shfaqur tabela që i drejtojnë banorët drejt strehimoreve me bomba. Një një inspektim interesant ka zbuluar se në Nagatinskaya, një strehë e caktuar për bomba e epokës sovjetike, ishte shndërruar në një sauna me tavolina bilardo dhe një pishinë.

Sipas një harte të siguruar nga “Mirror” identifikohen 60 objekte që po përgatiten si strehimore nga bombat, përfshirë kryesisht bodrume dhe parkingje nëntokësore.

Underground car parks in Moscow are being 'readied' for any counter attack from Ukraine
Parkingjet nëntokësore në Moskë po kthehen në strehimore nga bombardimet
Underground bomb shelters being prepared
Përgatitja e strehimoreve nëntokësore në Moskë / ( Image: Glavmedia/east2west news)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button