Site icon PORTALB

Marrëveshje të dyshimta mbi 12.000 euro për prokurime publike, padi për drejtorin e shkollës së mesme të Manastirit

Policia, MPB, foto: Borçe Popovski, "Kolektif.mk"

Foto arkiv, MPB

SPB Manastir ka paraqitur kallëzim penal kundër V.R. (56) nga Manastiri për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, transmeton Portalb.mk.

I denoncuari, siç njofton MPB, në cilësinë e drejtorit të shkollës së mesme në Manastir, në më shumë procedura për prokurim publik ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Prokurim Publik për prokurimin e pajisjeve informatike dhe audio, per nderrimin e konstruksionit te kulmit dhe nderrimin e zdrukthtarise së jashtme.

Në atë mënyrë V.R., siç thuhet, e ka dëmtuar buxhetin e shkollës në shumë prej 738.862 denarë.

Exit mobile version