Site icon PORTALB

Akoma të mbyllura pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak

Pika kufitare Jarinjë, foto AA

Pika kufitare Jarinjë, foto AA

Policia ka bërë të ditur se situata në veri edhe sot është e njëjtë, ku dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura.

”Policia e Kosovës, me qëllim të informimit të vazhdueshëm dhe të drejtë të opinionin publik, njofton se edhe sot situata e sigurisë në veri të vendit është e njëjtë, dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura, siç dihet për shkak të vendosjes së barrikadave nga grupet kriminale”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia bën të ditur se ata janë të angazhuar maksimalisht në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve dhe vendit, përcjell Klankosova.tv.

“Aktet kriminale, vendosja e barrikadave, sulmet me armë zjarri e mjete shpërthyese, kanë vështirësuar punën e institucioneve të sigurisë, kanë cenuar lirinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe mallrave, por nuk kanë ndaluar punën e Policisë së Kosovës e cila në vazhdimësi është angazhuar maksimalisht në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve dhe vendit”.

“Po ashtu në vazhdimësi e kemi bërë të ditur se Policia e Kosovës punën e bazon në vlerat e saja si profesionalizmi, përgjegjësia dhe integriteti, në kuadër të të cilave ofron siguri dhe trajton të gjithë qytetarët pa dallime”, thuhet tutje në komunikatë.

Exit mobile version