RMV, janë hartuar ligjet e reja për arsimin e mesëm, atë profesional dhe trajnim

Përmes një grupi të posaçëm pune është hartuar projektligji i ri për arsimin e mesëm, në të cilin vend qendror përveç të drejtave dhe mundësive të shumta të reja për pjesëmarrësit në procesin arsimor në shkollat ​​e mesme, ka edhe punësimi i asistentëve arsimor sipas të njëjtit parim si në shkollat ​​fillore, njoftoi dje Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), transmeton Portalb.mk.

Me Ligjin e ri për arsimin e mesëm parashikohet që asistentët arsimorë të përfshihen në procesin mësimor si persona të punësuar në shkolla apo qendra burimore dhe jo siç ka qenë praktika deri më tani, të punësohen me projekte apo në kurriz të prindërve të nxënësve me zhvillim atipik.

Propozim – ligji për arsimin e mesëm së shpejti do të publikohet në sistemin ENER dhe do të jetë i disponueshëm për sugjerime shtesë nga qytetarët, institucionet, organizatat dhe shoqatat civile të interesuara.

Për të mundësuar arsimin profesional që do të bashkëpunojë në tregun e punës, me ligjin e propozuar rregullohet koncepti i arsimit dual, ndërsa specifikohen dispozitat që kanë të bëjnë me arsimin praktik, veçanërisht të fituar tek punëdhënësi i njohur, me qëllim që të rritjet vëllimi dhe cilësia e tij.

“Nëpërmjet zgjidhjeve të parapara në ligjin, po racionalizohen burimet e sistemit të arsimit profesional, ndërsa me qëllim tejkalimin e problemeve që dalin nga fragmentimi dhe dezintegrimi i institucioneve të arsimit profesional dhe trajnimit, të cilat deri më tani kanë pasur parasysh nevojat vendore, ndërsa jo ato rajonale. Duke marrë parasysh rolin qendror koordinues që luan Qendra për Arsim  Profesional dhe Trajnim, e cila po transformohet në Qendër për Zhvillimin e Arsimit Profesional, në mënyrë përkatëse bëhen edhe në kompetencat e saj, që të mund ajo t`i përgjigjet sa më mirë detyrave të reja të cilat i besohen”, thonë nga MASh-i.

Ndryshe, deri tani, asistentët arsimorë për një pjesë të nxënësve të shkollave të mesme ofroheshin përmes programit të punës komunale – të dobishme të UNDP-së në partneritet me pushtetin vendor, Agjencinë e Punësimit dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button